Mustafa para takimit me Kurtin: Presim dakordim për taksën Foto: Koha

Përfundon takimi Kurti-Mustafa

28 February 2020 17:00
18:50

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Asnjëri prej tyre s’janë parë duke dalë nga ambientet e Qeverisë së Kosovës, derisa mësohet se nga aty, kanë dalë para rreth 1 ore, raporton KTV.

Gazetarët, nuk janë lejuar fare të hyjnë brenda.

17:00

Mustafa para takimit me Kurtin: Presim dakordim për taksën

Kryeministri Albin Kurti i ka pritur në një takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, ku pritet të diskutohet për vendimin e një dite më parë për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Fillimisht, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka shkuar në Kuvend të Kosovës, në zyrën e Grupit Parlamentar të LDK-së, për të vazhduar pastaj së bashku me kryeparlamentaren Osmani, për në zyrën e kryeministrit Kurti, raporton KTV.

Mustafa ka thënë se në këtë takim pritet që të dakordohen lidhur me vendimin për taksën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme