Arbëri

Reka kërkon nga Parlamenti Evropian të përkrahë Kosovën për vizat, MSA-në e IPA III

Reka kërkon nga Parlamenti Evropian të përkrahë Kosovën për vizat, MSA-në e IPA III
 

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, i shoqëruar nga delegacioni i tij gjerman, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Tutje thuhet se Reka e njoftoi Wielandin për proceset aktuale dhe ecurinë me agjendën evropiane të Kosovës, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të punëve me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian.