Arbëri

Kelmendi nuk ishte ftuar nga Specialja, thotë vëllai i tij

Kelmendi nuk ishte ftuar nga Specialja, thotë vëllai i tij

Qerim Kelmendi, që dyshohet të jetë viktima e vrasjes në Pejë mesnatën e së mërkures, nuk kishte marrë ftesë nga Specialja, sipas Osman Kelmendit, njërit prej vëllezërve të tij.

“Qytetarët dhe gazetarët me të drejtë pyesin, por ai nuk ka qenë i ftuar”, ka thënë Kelmendi duke iu përgjigjur pyetjes së Grupit Koha nëse vëllai i tij kishte qenë në mesin e të fturave nga Specialja, si dëshmitar apo si i dyshuar.