Thaçi: Me SHBA-në si partner strategjik, s’ka pengesë që e ndalë rrugëtimin euroatlantik të Kosovës Foto nga Facebook-u i Hashim Thaçit

Thaçi: Me SHBA-në si partner strategjik, s’ka pengesë që e ndalë rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

27 February 2020 09:55

Presidenti i Kosovës, i cili po qëndron në SHBA, është takuar me kongresistin Eliot Engel.

Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi thotë se Engeli është një prej politikanëve amerikanë, që me dekada të tëra e ka përkrahur çlirimin, pavarësinë dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës.

“Edhe tani si Kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme pandalshëm po jep kontribut tejet të çmuar për ndërkombëtarizimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës gjithandej botës. Sa herë që takohem me kongresistin Engel, së bashku e kujtojmë të kaluarën dhe flasim për të ardhmen. Dhe, me SHBA-në si partner strategjik, nuk ka pengesë që mund ta ndalë rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik”, shkruan Thaçi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme