Arbëri

NATO: FSK-ja në veri mund të shkojë në marrëveshje me KFOR-in

Foto: Driton Paçarada / KD
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media gjatë ditës së sotme, tha se dyshon që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në vitin 2013, asokohe kryeministër, ia kishte ndaluar Forcës së Sigurisë të shkelë në veriun e populluar me shumicë serbe.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Thaçi në emër të Kosovës barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri, për një periudhë të pakufizuar.