Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur konferencë për medie, vetëm disa orë pas publikimit të marrëveshjes sekrete Thaçi-NATO, si dhe opinionit të Zyres Ligjore të Kryeminstrit, se ka bazë për të nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Thaçi.
“Atë ditë nuk kishim një, por dy marrëveshje në Bruksel. Njëra midis ish-kryeministrit Thaçit dhe ish-kryeministrit Daçiq dhe tjetra rreth Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila pa dakordim paraprak nuk do të shkonte në Kosovën Veriore”, tha Kurti, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLEXO EDHE: Kurti ka kërkuar analizë të marrëveshjes sekrete NATO-Thaçi për Veriun
Sipas Kurtit, për qeverinë është me rëndësi të dihet se kush ia ka kërkuar një zotim të tillë kryeministrit.
“Të marrim vesh kush e ka kërkuar që FSK-ja mos të shkojë në Kosovën Veriore, nuk besoj se Brukseli e ka kërkuar. Mund t’ia ketë kërkuar Serbia por kjo duhet të dihet. Ky shkëmbim i letrave midis ish-sekretarit Rasmussen dhe ish-kryeministrit Thaçi, sipas opinionit ligjor të zyrës së kryeministrit paraqet marrëveshje ndërkombëtare, duke u bazuar në Konventën e Vjenës. Fshehja e një marrëveshjeje të tillë, të datës 19 prill 2013, konsiderojmë që është shkelje flagrante, me të cilën duhet të merren organet e drejtësisë”, tha Kurti.
Kurti ka bërë të ditur se nesër do ta takojë komandantin e KFOR-it, duke e theksuar rëndësinë që i vë qeveria aleancës me NATO-n.
“FSK-ja, Ministria e Mbrojtjes, KFOR-i, NATO, janë gjithmonë bashkë në të njëjtën kohë”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti, gjithashtu tha se “Ka shkelje te kushtetutës dhe me te duhet te merren organet e hetuesisë”.
“Zotim i njëanshëm i presidentit, ky është shqetësimi ynë. Në vitin 2013 deputetët janë vënë në lajthitje. Aty janë 15 pika, e 6 pikat e para flasin për Zajednicën”, tha Kurti.