Arbëri

Kurti ka kërkuar analizë të marrëveshjes sekrete NATO-Thaçi për Veriun

Foto: Driton Paçarada / KD
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ia ka bërë të ditur kryekuvendares Vjosa Osmani se ka kërkuar analizën e një marrëveshjeje sekrete të 19 prillit të 2013-tës midis kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

“Përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar”, shkruan në komunikatën për medie, të lëshuar nga Zyra e kryeministrit.