Kosova do t`i trajtojë me prioritet projektet dhe marrëveshjet me Bankën Botërore

Kosova do t`i trajtojë me prioritet projektet dhe marrëveshjet me Bankën Botërore

26 February 2020 13:33

Prishtinë, 26 shkurt - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot delegacionin e Bankës Botërore, të udhëhequr nga drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.

Ajo me këtë rast ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së Kosovës nga ana e Bankës Botërore në disa sfera, ndër të cilat edhe arsimin, shëndetësinë dhe mjedisin.

Ndërkaq kreyeparlamentarja Osmani ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit më Bankën Botërore, duke i trajtuar me prioritet të gjitha projektet dhe marrëveshjet e kësaj organizate me institucionet e Kosovës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme