Kryeministri Kurti e ka shpalosur synimin e tij për eliminimin e pabarazisë në paga, gjatë takimit të së martes me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që është duke qëndruar në Kosovë.
Në takimin, e mbajtur ne zyren e kryeministrisë, Albin Kurti është takuar me delegacionin e FMN-së, i prirë nga z. Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë, bëhet e ditur nga njoftimi për medie.
“Në mes të temave të shumta, ky delegacion e përgëzoi Kryeministrin lidhur me faktin se buxheti ka vendosur në përparësitë e tij fushat e shëndetësisë, arsimit, pra e ka vënë theksin mbi fushat e interesit shoqëror”, shkruan në njoftim.
Gjatë takimit, delegacioni ka shprehur interesim rreth ligjit për pagat.
“Kryeministri tha se programi qeverisës ka në thelb të tij eliminimin e pabarazisë në paga, kjo parë në rrafshin më të gjerë, atë të rishpërndarjes së pasurisë në shoqërinë tonë në mënyrë më të drejtë. Përveç kësaj duhet pritur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese".
-
Kurti me rastin e 8 Marsit: Synimi ynë për barazi dhe drejtësi nuk ka alternativë
-
Kurti: I kemi dyfishuar investimet e huaja
-
Kurti thotë se duhet luftuar diskriminimin: Po punojmë për qeverisje të drejtë pa dallime
-
Kurti lavdërohet me statistikat e punësimit në takim me FMN-në
-
Kurti: Qeveria po punon për krijimin e mundësive të barabarta për të gjitha komunitetet