Arbëri

Thaçi në Uashington: Kosova ka nevojë për kapitullin e fundit – marrëveshjen me Serbinë dhe integrimin në NATO e BE

Thaçi në Uashington: Kosova ka nevojë për kapitullin e fundit – marrëveshjen me Serbinë dhe integrimin në NATO e BE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar udhëheqësit e dy think-tankeve ndër më të rëndësishme në Uashington, me të cilat ka biseduar për nevojën që SHBA-ja të mbajë rol udhëheqës në proceset në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e parë me James Carafano, nënkryetar i “The Heritage Foundation”, Thaçi u shpreh se Kosova aspiron anëtarësimin në NATO dhe në BE.