Veliu, i interesuar të rris numrin e personave me nevoja të veçanta në Policinë e Kosovës

Veliu, i interesuar të rris numrin e personave me nevoja të veçanta në Policinë e Kosovës

25 February 2020 17:17

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka thënë se është i interesuar që në Policinë e Kosovës dhe agjencitë tjera vartëse të MPBAP-së, të rris numrin e personave me nevoja të veçanta duke u bazuar në ligjet ne fuqi.

Këtë, Veliu e tha gjatë një takimi me kryetarin e Shoqatës së personave me nevoja të veçanta, Agim Vatovci.

Vatovci ndërkaq theksoi se tashmë një numër i konsiderueshëm i këtyre personave është i përfshirë në Policinë e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme