Arbëri

Osmani kërkon njohjen e pavarësisë nga Vatikani

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i kërkoi sot imzot Jean Marie - Speich, delegat apostolik për Kosovë, që t’ia përcjellë papatit mesazhin e qytetarëve të Kosovës dhe të institucioneve të saj që ta konsiderojë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë.

“Njohja e pavarësisë së vendit tonë jo vetëm do t’i ngritte në një nivel më të lartë marrëdhëniet tona edhe ashtu të shkëlqyera, por do të ishte edhe njohje e sakrificës së popullit të Kosovës për liri”, tha Osmani.