Arbëri

Rama: Ka vetëm një autostradë që na duhet, ajo është autostrada Ballkanit Perëndimor - BE

Rama: Ka vetëm një autostradë që na duhet, ajo është autostrada Ballkanit Perëndimor - BE

“Ka vetëm një autostradë që na duhet të ndërtojmë së bashku dhe ajo është autostrada Ballkani Perëndimor – Bashkimi Europian, kjo është ajo për të cilën kemi nevojë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke marrë fjalën në panelin e kryeministrave në Samitin e BERZH-it mbi investimet 2020 në Ballkanin Perëndimor.

Duke vlerësuar këtë nismë të BERZH-it, Rama tha se “jam këtu për të dëshmuar se qysh prej momentit të parë kjo nismë ka qenë kaq e dobishme, kaq rigjallëruese çdo vit”.