Arbëri

Quni merr mbështetjen e Sllovenisë

Foto: Ministria e Mbrojtjes
 

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, priti sot ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncel. Ambasadori Bertoncel fillimisht uroi ministrin Quni për pozitën, ndërsa në vazhdim i solli Letrën e urimit nga homologu i tij slloven, pas marrjes së detyrës së ministrit të Mbrojtjes.

Ai në fjalën e tij shprehu gatishmërinë e shtetit slloven dhe mekanizmave të saj të sigurisë dhe mbrojtjes në mbështetjen e mëtejmë në arritjen e objektivave të Ministrisë në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes dy ministrive dhe forcave.