Arbëri

Rreth një mijë mjekë nga Shqipëria e Kosova janë punësuar në Gjermani, tre mijë të tjerë në vende të tjera të Evropës

Foto: Koha / ilustrim
 

Mjekët shqiptarë nga Shqipëria e Kosova çdo ditë e më shumë po synojnë vendet e Evropës, ku vendin e parë e mban Gjermania me rreth 1 mijë mjekë nga Shqipëria e Kosova, ndërsa tre mijë të tjerë janë në vende të tjera të Evropës Perëndimore.

Ndërkohë, qeveria e Shqipërisë thotë se largimi i mjekëve nga Shqipëria nuk është një fenomen vetëm shqiptar, ndërkohë që po përgatit një paketë të plotë mbështetëse për kthimin e mjekëve shqiptarë të diasporës, shkruan sot “Koha Ditore”.