Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, janë pritur me protesta në minierën e “Trepçës”, ku pritet të mbahet manifestimi për 31-vjetorin e grevës së minatorëve.
Punëtorët e “Trepçës” gjatë ditës janë duke e shënuar 31-vjetorin e grevës së urisë për të kundërshtuar regjimin e Slobodan Milosheviqit, duke shënuar kështu fillimin e zhbërjes së Jugosllavisë, raporton EO.
Ndërkaq javën e shkuar për tri ditë me radhë, “Trepça” ishte e bllokuar nga protestat e kandidatëve për punë aty. Ata kanë kërkuar shkarkimin e bordit, sepse, sipas tyre, kanë punësuar njerëz me të njohshëm.
Artikuj të ngjashëm