Arbëri

Kosova ka kornizë ligjore të mjaftueshme për konfiskimin e pasurisë së paligjshme

Foto: Driton Paçarada / KD
 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar fillimin e procedurave për hartimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, për të cilin ka deklaruar se do të miratohet brenda 3 muajve pasi të shkojë në Kuvend.

Por, ekspertët e drejtësisë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thonë se një ligj i tillë nuk mund të realizohet brenda këtij afati kohor e as nuk është i nevojshëm aktualisht.