Arbëri

Vuçiq: Taksa u vendos me mbështetjen e një shteti europian, që Serbia të mos kërkojë veriun e Kosovës dhe Anamoravën

Foto: Reuters
 

Një shtet i madh dhe i fuqishëm europian kërkoi nga Prishtina që të vendosë taksën, në mënyrë që Serbia të braktisë dialogun, i cili në atë moment shkonte drejt zgjidhjes me kompromis që Serbia “të fitojë” veriun e Kosovës dhe Anamoravën. Kështu deklaroi mbrëmë në TV Hepi të Beogradit presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

Sipas tij në këtë mënyrë u humb rasti për rivendosje të kufirit (me Kosovën – sqarim ynë).