Arbëri

Hajdari me përfaqësues të CEFTA-s: Kosova qe e detyruar ta vë taksën ndaj Serbisë

Hajdari me përfaqësues të CEFTA-s: Kosova qe e detyruar ta vë taksën ndaj Serbisë
Foto: MTI

Ministrja e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari takoi përfaqësues të CEFTA-s, ku siç theksohet në kumtesë, biseduan për pika të rëndësishme për të eliminuar barrierat tregtare dhe për të fuqizuar rolin e Kosovës integrimin rajonal.

Sa i përket “taksës 100% dhe reciprocitetit”, ministrja Hajdari bëri të ditur se janë duke shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe së shpejti, siç thotë ajo, “do të dalim me një propozim”.