Arbëri

Opozita nuk e sheh veten pjesë të ekipit të Kurtit për dialogun

Opozita nuk e sheh veten pjesë të ekipit të Kurtit për dialogun
Foto: Koha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, synon që të marrë timonin e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, por njëherësh është në kërkim edhe të krijimit të një ekipi gjithëpërfshirës.

Këtë lidership në dialog, Kurti ka deklaruar se e mbështetë në vendimin e vitit të kaluar të Gjykatës Kushtetuese, e cila ia njeh rolin kryesor në politikën e jashtme qeverisë dhe kryeministrit.