Haxhiu letër-kërkesë Konferencës së Hagës për anëtarësimin e Kosovës Foto: Driton Paçarada / KD

Haxhiu letër-kërkesë Konferencës së Hagës për anëtarësimin e Kosovës

14 February 2020 16:32

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është drejtuar sot me një letër-kërkesë Konferencës së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private për të shqyrtuar mundësitë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në këtë institucion tejet të rëndësishëm, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

"Përmes këtij anëtarësimi, por bazuar edhe në përvojën në anëtarësimet në konventat e këtilla, Ministria e Drejtësisë është e bindur se një gjë e tillë, do të mundësonte zbatimin e unifikuar të konventave ndërkombëtare në çështjet e së drejtës ndërkombëtare private, si dhe do të lehtësonte qasjen në platforma dhe instrumente multilaterale që kanë të bëjnë me këtë fushë", thuhet në komunikatën e MD-së. 

Tutje thuhet se për shkak të mos anëtarësimit në Konferencën e Hagës, është vështirësuar zbatimi i së drejtës në çështjet që lidhen me rrëmbimin ndërkombëtar të fëmijëve, në aspektin civil, si dhe në konteste familjare dhe trashëgimore për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kësisoj, Ministria e Drejtësisë thotë se do të punojë me përkushtim në integrimin e Republikës së Kosovës organizata rajonale dhe ndërkombëtare me qëllim të lehtësimit në realizimin e të drejtave të qytetarëve të saj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme