Arbëri

Turqia liron nga karantina 42 të evakuuarit nga Kina, përfshirë shtetasen shqiptare

Turqia liron nga karantina 42 të evakuuarit nga Kina, përfshirë shtetasen shqiptare

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se 42 personat e evakuuar nga qyteti Wuhan në Kinë i prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) janë liruar nga karantina dhe do të vazhdojnë jetët e tyre normale dhe se nuk është më i nevojshëm monitorimi i tyre.

Koca realizoi vizitë në spitalin Zekai Tahir Burak në Ankara ku u trajtuan 42 qytetarët, përfshirë edhe shtetasen shqiptare, të cilët u evakuuan nga qyteti Wuhan në fillim të këtij muaji dhe për të cilët ka përfunduar periudha e vëzhgimit.