Arbëri

Grenell: Marrëveshjet Kosovë-Serbi u arritën falë direktivave të qarta të Trumpit

Foto: Reuters

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se nwnshkrimi i marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë është bërë falë direktivave të qarta të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në një postim në Twitter pas nënshkrimit të marrëveshjeve e cila u bë në Konferencën e Sigurisë në Munih, Grenell ka thënë se brenda katër muajve kanë arritur t’i nënshkruajnë tri marrëveshje.

Lexo edhe: Nënshkruhet marrëveshja për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Kosovës dhe Serbisë

“Falë direktivave të qarta të Presidentit Trump, ne kemi nënshkruar tri marrëveshjeve ekonomike për katër muaj. Një për udhëtimin ajror, një për hekurudha dhe një për autostrada”, ka shkruar ai.