Ministri Abdixhiku i bindur se do të vazhdojë fryma e bashkëpunimit midis Hungarisë e Kosovës

Ministri Abdixhiku i bindur se do të vazhdojë fryma e bashkëpunimit midis Hungarisë e Kosovës

14 February 2020 12:57

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të premten ka pritur ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, László Márkusz.

Ministri Abdixhiku e informoi atë për projektet që janë në proces në të dyja dikasteret si dhe planin Qeverisës.

Abdixhiku dhe Márkusz diskutuan edhe për vazhdimësinë e projektit “Intelligent Transportation System” (ITS), projekt ky për implementimin e së cilit Kosova dhe Hungaria kanë marrëveshje bashkëpunimi.

Ministri Abdixhiku e falënderoi ambasadorin hungarez për përkrahjen e vazhdueshme që Hungaria i ofron Kosovës dhe shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme