Arbëri

Krimet Ekonomike kanë nisur hetimet për mënyrën e zgjedhjes së drejtorit të Aviacionit Civil

Krimet Ekonomike kanë nisur hetimet për mënyrën e zgjedhjes së drejtorit të Aviacionit Civil

Policia e Krimeve Ekonomike ka nisur hetimet preliminare për mënyrën e zgjedhjes së drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. Në janar të vitit 2019 drejtor i këtij institucioni është zgjedhur Eset Berisha, ish-këshilltar i ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Mbledhja e informatave nga Policia e Kosovës ka nisur një ditë pasi “Koha Ditore” ka raportuar për dyshimet e ngritura nga ekspertët ligjorë për përvojën menaxheriale të Berishës. Shkresa që mban datën 4 shkurt, e që është lëshuar nga Policia e Kosovës, i është drejtuar Autoritetit të Aviacionit Civil, shkruan sot Koha Ditore.