Ambasada amerikane në Gjermani e ka quajtur marrëveshjen për hekurudha, lidhje ajrore dhe autostrada ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një progres historik drejt zhvillimit ekonomik.
Ambasada e SHBA-së në Gjermani thotë se kjo marrëveshje do të lehtësoj qarkullimin e njerëzve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Koha.net.
“Presidenti Vuçiq dhe Presidenti Thaçi i janë bashkuar ambasadorit Grenell për të bërë progres historik në zhvillimin ekonomik.
Marrëveshja për lidhje ajrore, hekurudha, dhe autostrada do të lehtësoj qarkullimin e njerëzve dhe mallrave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar Ambasada në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.
{gallery}
Lexoni edhe: Nënshkruhet marrëveshja për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Kosovës dhe Serbisë