Shefja e prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, Valmira Bllaca, e ka cilësuar presion kërkesën e ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, që të shikohen rrugët ligjore për anulimin e tenderit 110 milionë eurosh, që është shpallur dy javë para se ish-ministrit Lekaj t’i përfundojë mandati.
Kjo dhe disa deklarata të tjera të ministrit, Bllaca ka thënë se e kanë shtyrë të japë dorëheqje të parevokueshme. Por dorëheqja nuk i është pranuar nga sekretari i kësaj ministrie, Betim Reçica, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç ka mësuar gazeta, Bllaca ka bërë denoncim në Polici për stafin politik të Abdixhikut.
Në letrën e dorëheqjes se Bllacës listohet një konferencë për media e ministrit Abdixhiku për projektin e autostradës. Ka përmendur edhe prononcimet e ministrit në media e në profilin e tij në rrjetin “Facebook”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)