Arbëri

Asnjë rast i koronavirusit në Kosovë, IKSHPK-ja mobilizohet nëse shfaqet ndonjë

Foto: IKSHPK
 

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sot është mbajtur një takim i Komitetit për monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse, ku është diskutuar për pneumoninë virale me koronavirus (nCoV-2019).

Përmes një njoftimi publik, theksohet se drejtori ekzekutiv i Institutit Kombëtar, Prof. Dr. Naser Ramdani, tha se tashmë koronavirusi e ka marrë emërtimin e ri, COVID-19.