Arbëri

Turqia kërkon nga Shqipëria gylenistët në këmbim të ndihmave për tërmetin

Turqia kërkon nga Shqipëria  gylenistët në këmbim të ndihmave për tërmetin

Sa herë që një përfaqësues i shtetit turk viziton Tiranën ka një kërkesë që bëhet publikisht në çdo konferencë për mediat; dorëzimi nga Shqipëria i anëtarëve të organizatës FETO ose siç njihen ndryshe me emrin gylenistë.

Kjo kërkesë u përsërit edhe dje me forcë nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu gjatë vizitës zyrtare në Tiranë. Në krah të ministrit në detyrë Gent Cakaj, Çavusoglu tha se ka kërkuar nga Edi Rama dorëzimin e të gjithë gylenistëve që ndodhen në Shqipëri. “Ka me qindra anëtarë të FETO-s në Shqipëri, edhe pse nuk ka shifra të sakta. Kemi kërkuar rikthimin e tyre në Turqi. Shqipëria ka hedhur disa hapa në këtë drejtim, presim të vazhdojë. Nuk duam që Shqipëria të jetë një portë sigurie për FETO-n. Prania e anëtarëve të FETO-s vë në rrezik sigurinë kombëtare të Shqipërisë”,- tha Mevlut Çavusoglu.