Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Grenelli ripërsërit: Taksa të hiqet në mënyrë që të ketë investime

Foto: Alban Bujari / KD

I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell edhe njëherë ka ripërsëritur se taksa 100% duhet të hiqet. Grenelli qëndron edhe kundër reciprocitetit.

Grenelli në Twitter ka thënë se taksa duhet të hiqet në mënyrë që të ketë investime në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Taksa duhet të hiqet në mënyrë që të funksionojnë investimet. Është thelbësore”, ka shkruar Grenelli në Twitter.

LEXO EDHE: Reciprociteti ende ide, Grenelli nuk e mbështet

Grenelli, ambasador i SHBA-së në Berlin, ka bërë një “retweet” ndaj ish-Ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i cili ka bërë një postim në rrjetin social për planifikimin buxhetor të administratës së Presidentit Trump dërguar Kongresit në lidhje me fondacionin “Sfidat e Mijëvjeçarit”, ku Kosova është anëtare.