Arbëri

100-vjet të Tiranës kryeqytet

100-vjet të Tiranës kryeqytet

Tiranë, 11 shkurt - Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes si kryeqytet, bashkia e Tiranës nderoi sot me medalje mirënjohje disa nga familjet më të nderuara tiranase, të cilat kanë kontribuar ndër vite për qytetin.

Në ceremoninë e dedikuar kësaj ngjarje të rëndësishme të kombit shqiptar, merrnin pjesë deputetë, anëtarë të qeverisë, kryetarë bashkish nga vendi dhe trevat shqiptare, personalitete të klerit dhe të kulturës shqiptare si dhe pasardhës të familjeve të vjetra të zonës.