Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për vizitë në Berlin.
Ajo ka thënë se do ta presë me gëzim Kurtin në vizitë në Berlin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMerkel tutje ka renditur disa nga problemet me të cilat qeveria e Kosovës duhet të përballet.
“Ju dhe qeveria juaj keni detyra të rëndësishme dhe të vështira para jush. Këtu përfshihet sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar, përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe, në veçanti, dialogu për normalizim me Serbinë. Këta janë hapat kryesorë në forcimin e perspektivës evropiane të vendit tuaj”, ka thënë Merkeli në letrën e urimit dërguar Kurtit, raporton Koha.net.
Ndërkaq, në fund ka thënë se Qeveria Federale gjermane do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë rrugë.