“Rastësisht”, për më pak se 24 orë, institucionet e drejtësisë kanë nxjerrë dy urdhërarreste për personat e njëjtë.
Policët e Krimeve Ekonomike, Lavdim Osmani e Lutfi Menxhiqi, janë arrestuar për korrupsion të mërkurën në orët e mbrëmjes, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për një tjetër rast të korrupsionit kishte urdhërarrest që Menxhiqi e Osmani të prangosën për mëngjesin e ditës së enjte.
Gazeta ka marrë vesh se Policia e Kosovës të mërkurën kishte kërkuar asistencë nga Inspektorati Policor për këtë aksion, i cili do të zhvillohej ditën e enjte.
Megjithatë, pa e pritur aksionin e policisë për një rast krejt tjetër janë arrestuar Osmani e Menxhiqi.
Mëngjesi i së enjtes ka filluar me një tjetër aksion të Policisë së Kosovës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)