Arbëri

Haradinaj shpërthen në akuza ndaj Kurtit që paralajmëroi reciprocitetin në vend të taksës

Foto: Koha
 

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit të ri Albin Kurti që ka paralajmëruar masën e reciprocitetit si zëvendësim të taksës ndaj mallrave serbe, vendim që ishte marrë nga Haradinaj në mandatin e shkuar.

Në një deklaratë për televizionin publik, Haradinaj ka thënë se reciprocitetin e kishte refuzuar qysh kur kishte vendosur për taksën. Sipas tij, kjo masë është për t’u fshehur për heqjen e taksës.