Deputeti i PDK-së, Ferat Shala e ka konfirmuar se ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë.
Ditë më parë, Shala ka thënë se kësaj ftese do t’i përgjigjet sot, më 5 shkurt.
“Dua të ju informoj që kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 05.02.2020”, ka shkruar Shala në Facebook.
Në postimin e tij në Facebook, më 9 janar, Shala kishte shkruar se asnjëherë nuk është ndjerë më i nderuar dhe i respektuar se sa kur ka qenë pjesë e UÇK-së.
“Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime”, ka thënë Shala.