Arbëri

Vizitën e parë Kurti e bëri në Prekaz, prej nga rikujtoi se liria i ka rrënjët te dëshmorët

Vizitën e parë Kurti e bëri në Prekaz, prej nga rikujtoi se liria i ka rrënjët te dëshmorët
 

Vizitën e parë si kryeministër i Kosovës Albin Kurti e ka bërë në Prekaz të Skenderajt.

Ai ka bërë homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari, prej nga tha se liria dhe shteti që sot i gëzojmë i kanë rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, e mbi të gjitha te flijimi i familjes Jashari.