Arbëri

Ruçi uron Osmanin: Besimplotë te lidershipi juaj ndaj sfidave të mëdha

Descriptive Text

Tiranë, 4 shkurt - Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi uroi sot Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë të lartë.

“Ju uroj suksese në këtë detyrë fisnike, në shërbim të Republikës dhe qytetarëve të Kosovës. Jam besimplotë se Ju do ta udhëhiqni Kuvendin e Republikës së Kosovës drejt përballimit të sfidave të mëdha të zhvillimit e integrimit të Republikës së Kosovës si edhe rritjes së kontributit të saj për stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë”, shprehet Ruçi në mesazh.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe timin personal shpreh vullnetin dhe angazhimin që bashkëpunimi ynë me Kuvendin e Republikës së Kosovës do të rritet e zgjerohet, si një nga aspektet më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh”, thekson Ruçi.

“Për të diskutuar nga afër aspektet e të bashkëpunimit tonë, jam i nderuar tJu ftoj për një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë, në një kohë sa më të afërt”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi/ATSH.