Arbëri

IHMK-ja paralajmëron ditë të ftohta në Kosovë

Foto: Ilustrim
 

Nga Atlantiku verior cikloni "Ottilia" po depërton mbi Evropën qendrore, ku pritet formimi i një cikloni të dytë të fuqishëm me emrin "Petra", që me shpejtësi do të depërtojë edhe nga rajoni ynë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e sotme fillon me mot të butë mirëpo orëve të pasdites do të fillojë të fryjë erë jugperëndimore, e priten edhe reshje shiu, që do të përfshijnë gjithë vendin deri në mbrëmje.