Vlora Dumoshi e LDK-së ka konfirmuar se është propozuar nga partia e saj për ministre të Kulturës, Rinisë e Sportit.
Në hyrje të Kuvendit ajo ka thënë se koalicioni VV-LDK i ka votat për formimin e qeverisë sot në seancën e Kuvendit.
“Sot e kemi votimin në Kuvend. Presim që kjo qeveri të punojë shumë për vendin. Është e vërtetë që jam emëru për ministre të Kulturës, Rinisë e Sportit. Sigurisht që i kemi votat”, ka thënë ajo, raporton Koha.net.