Arbëri

Kamberi pret mbështetje për Luginën nga qeveria e re e Kosovës

Kamberi pret mbështetje për Luginën nga qeveria e re e Kosovës
Foto: Ilustrim
 

Kryetari i Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes të LVV-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi tha se kjo marrëveshje, përveç që kurorëzon vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e vitit të kaluar, “siguron edhe shpresë për energji të reja të gatshme për të marrë përsipër sfidat që i presin”.