Arbëri

Rakiqi thotë se s’hyjnë në koalicionin LVV-LDK dhe s’e mbështesin qeverinë e re

Rakiqi thotë se s’hyjnë në koalicionin LVV-LDK dhe s’e mbështesin qeverinë e re

Lista Serbe, njerëzit që duke iu falënderuar unitetit të saj, mbështetjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë, ka fituar 10 mandate në Kuvendin e Kosovës, ka vendosur që të mos e mbështesë formimin e qeverisë në Prishtinë, ka thënë sot kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

Në një konferencë për gazetarë pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe në Beograd, Bërnabiq tha se i ka falënderuar ata për unitetin, duke i lënë anash dallimet dhe së bashku të luftojnë dhe të kenë parasysh vetëm interesat nacionale, raporton agjencia serbe e lajmeve “FoNet”.