Arbëri

AAK: Kurti e ka kopjuar modelin me 15 ministri

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka kopjuar modelin me 15 ministri, të cilën e ka hartuar Qeveria Haradinaj.

Tahiri ka thënë se sot është dita për të uruar marrëveshjen për Qeverinë e re, por sipas tij, kryeministri i ardhshëm duhet ta kuptojë se përgjegjësia e fjalës është më e madhe se synimet afatshkurta politike për pushtet.

“Albin Kurti, gjatë gjithë fushatës zgjedhore e ka proklamuar para populli se do të bëjë qeveri me 12 ministri, kurse sot e ka kopjuar në Projektligjin e Qeverisë modelin me 15 ministri të cilin e ka hartuar Qeveria Haradinaj, proces të cilin e kam udhëhequr unë me kolegë të qeverisë. Këtë model e kam prezantuar edhe zyrtarisht me 25 shtator 2019. Sot, është dita për të uruar marrëveshjen për Qeverinë e re, por, Kryeministri i ardhshëm duhet ta kuptojë se përgjegjësia e fjalës është më e madhe se synimet afatshkurta politike për pushtet”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Image