Kosova mobilizohet kundrejt koronavirusit, ndonëse ende nuk ka asnjë rast

Donika Voca Gashi Donika Voca Gashi 31 January 2020 19:26

Një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencë globale, si shkak i përhapjes së koronavirusit vdekjeprurës, institucionet e Kosovës kanë ngritur gatishmërinë në shkallën më të lartë sa i përket parandalimit të përhapjes së kësaj epidemie.

Ndonëse në Kosovë deri më tani, nuk është shënuar asnjë rast i dyshimtë me koronavirus, zyrtarë të OBSH-së thonë se vendi gjithashtu është në situatë emergjente.

Megjithatë, Humolli thotë se Kosova nuk pritet të përballet me ndonjë numër të lartë të të prekurve nga ky virus vdekjeprurës, raporton KTV-ja.

Derisa javën e kaluar një shtetas i Shqipërisë i cili vinte nga Kina dhe kishte ateruar në Aeroportin e Prishtinës, pas kontrolleve të bëra, ishte përcjellë për monitorim tek autoritetet në Shqipëri.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik gjithashtu, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka konfirmuar se deri më tani, nuk ka asnjë rast të dyshimtë me koronavirus.

Vendimi i OBSH-së për shpallje të emergjencë globale vjen pas shqetësimeve të ngritura lidhur me përhapjen tejet të shpejtë të koronavirusit.

Në 11 vjetët e fundit, kjo është hera e gjashtë që OBSH-ja shpall emergjencë globale.

Vetëm në Kinë deri më tani, nga ky virus vdekjeprurës kanë vdekur mbi 200 persona.

Derisa në 18 shtete të ndryshme janë regjistruar 98 raste të të infektuarve me koronavirus.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme