Arbëri

Haradinaj: Marrëveshjet për linjën ajrore dhe atë hekurudhore me Serbinë janë në interes të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshjet për linjën ajrore dhe asaj hekurudhore Kosovë – Serbi janë në interes të Kosovës.

Këtë e ka thënë pas një takimi me grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor dhe të Infrastrukturës Rrugore.

“Takim pune me grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor dhe Infrastrukturës Rrugore, për të diskutuar rreth Letrës së Qëllimit për avancim të mëtutjeshëm dhe bashkërendim të veprimeve të të gjitha palëve të involvuara në këto procese. Është e rëndësishme të theksohet se marrëveshjet për Linjën Ajrore dhe ajo Hekurudhore Kosovë - Serbi janë ndihmesë për qytetarët e vendit por edhe në interes të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Madje, sipas Haradinajt, “këto veprime, janë ecje përpara në atë se çka është Kosova dhe janë forcim i sovranitetit tonë”.