Arbëri

Qeveria shtyn për mbledhjen e ardhshme kërkesën e Telekomit për pesë milionë euro si masë emergjente

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Qeveria në detyrë e Kosovës ka shtyrë për mbledhjen e radhës shqyrtimin e kërkesës së Telekomit për rritjen e kapitalit prej 5 milionë euro si masë emergjente.

Kjo shifër u kërkua si masë emergjente për të siguruar funksionimin normal dhe pa rrezikuar falimentimin e ndërmarrjes, raporton Koha Ditore.

Kërkesa ishte nga ministri në detyrë i Financave, Lulzim Rafuna.