Pajisen me certifikata 330 zyrtarë të prokurimit publik në Kosovë

Pajisen me certifikata 330 zyrtarë të prokurimit publik në Kosovë

29 January 2020 13:36

Është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së certifikatave të avancuara profesionale për prokurim publik për 330 zyrtarë të prokurimit publik në Kosovë. Ky program u realizua në bashkëpunim të ngushtë të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, KRPP-së dhe të projektit të USAID-it të titulluar “Komunat transparente, efektive dhe llogaridhënëse” (TEAM).

Në ceremoninë e rastit, pos zyrtarëve pjesëmarrës të trajnimit, përfaqësuesve të IKAP-it dhe USAID-it, ishte i pranishëm edhe zëvendësministri Hajredin Hyseni, i cili në fjalën e rastit, mes tjerash, vlerësoi suksesin e arritur me programin e trajnimit për prokurim publik , një program i avancuar që e bën profesionalizmin e zyrtarëve më kompatibil me nevojat zhvillimore të shoqërisë sonë. Hyseni u shpreh se vlerëson lartë këtë progres të arritur, në rrethanat kur vendi ynë aspiron integrimet evropiane dhe ato në organizatat ndërkombëtare.

Hyseni përgëzoi e projektit: “Komunat transparente, efektive dhe llogaridhënëse (TEAM)”, që me sukses kanë realizuar një trajnim voluminoz në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 330 pjesëmarrës nga afër 184 njësi të administratës publike, duke filluar nga ministritë, agjencitë ekzekutive, agjencitë e pavarura, komunat, kompanitë publike, gjyqësori dhe njësitë rajonale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme