Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është duke u mbajtur në Bruksel tha se Parlamenti Evropian ka mbetur mbrojtësi i palëkundur i perspektives evropiane për Ballkanin Perëndimor.
“ Ne në Ballkanin Perëndimor, e dimë shumë mirë rëndësinë e Projektit Evropian. Qysh prej përfundimit te luftërave të viteve 90, procesi i Integrimeve Evropiane e ka drejtuar shoqërinë tonë drejt demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Shoqëria jonë ka ndërtuar institucione të pavarura, media pluraliste dhe shoqëri civile aktive”, tha Konjufca.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKonjufca, para të pranishmëve nënvizoi suksesin e procesit të zgjedhjeve në Kosovë, dhe u shpreh se pas konstituimit të Kuvendit, Kosova së shpejti do të ketë edhe Qeverinë e re.
“Kosova është duke u ballafaquar me sfida të shumta në rrugëtimin e saj evropian. Pavarësisht nga arritja e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim ne nuk kemi shkuar drejt statusit të vendit kandidat. Kanë kaluar 96 muaj nga kur e kemi filluar dialogun për liberalizimin e vizave dhe sot ne mbesim vendi i vetëm që nuk është liruar nga regjimi i vizave në zonën e Schengen-it”, tha Konjufca, duke shtuar se "është shumë zhgënjyese për qytetarët e Kosovës ndjenja e të qenit të izoluar".
Në njoftimin për media nga Kyvendi, theksohet se gjatë këtij Samiti, të organizuar dhe kryesuar nga Presidenti i Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli, përpos kryeparlamentarit Konjufca, po marrin pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, shefat e grupeve politike të Parlamentit Evropian, si dhe reporterët e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Në punimet e këtij Samiti, ndër çështjet kryesore që po diskutohen janë: bashkëpunimi parlamentar dhe e ardhmja e Evropës, me theks të veçantë procesi i zgjerimit të saj.