Produktet serbe mbushin tregun e Shqipërisë Foto: Koha / Ilustrim

Produktet serbe mbushin tregun e Shqipërisë

Bashkim Shala 29 January 2020 08:22

Produktet serbe gjithnjë e më shumë po shtohen në tregun e Shqipërisë. Nëpër marketet e Shqipërisë ajo që bie në sy është fakti se produkte me orgjinë serbe shërbehen me kosto më të ulët se produktet shqiptare. Kjo sidomos te qumështi, i cili shitet me rreth 17 centë më lirë sesa ai i prodhuar në Shqipëri. Por nuk është ky produkti i vetëm që vjen më lirë nga Serbia. Edhe lëngjet e frutave kanë diferencë çmimesh.

Sekretari i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, ka shpjeguar fenomenin e depërtimit të mallrave serbe me çmim të lirë në Shqipëri, shkruan Koha Ditore.

“Në përgjithësi produktet e huaja, natyrisht vijnë më lirë dhe më lehtë në tregun shqiptar për një arsye; qeveritë përkatëse e kanë parasysh se çfarë duhet të bëjnë brenda vendit të tyre, brenda sistemit të tyre, qoftë fiskal apo procedural në lidhje me qasjen që duhet të kenë në tregjet e tjera produktet e tyre”, ka deklaruar Shkodra.

Në Serbi, ka sqaruar ai, fermeri e ka më të lehtë për t’u qasur në tregun e huaj sesa në vendin e tij, pasi ky vend i nxit bizneset e veta në strukturën e kostove dhe kjo, sipas tij, është një arsye se pse qumështi serb është më i liri në rajon. Ai shton se aktualisht Qeveria serbe po harton një dokument për politikat industriale, që synon t’i bëjë industritë e saj më konkurruese. Shkodra thotë se ekonomia shqiptare dhe bizneset janë shumë të pastrukturara nga brenda... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme