E diela me “Kohën Ditore” i kushtohet kafshëve që rrezikojnë të zhduken

25 January 2020 23:00

Rrezikimi i ekzistencës së kafshëve nga njeriu, trajtohet gjerësisht në numrin e veçantë të së dielës në Koha Ditore.

Shkrimi kryesor me titull “Në rrezik nga njeriu”, tregon llojet e kafshëve që janë të rrezikuara në Kosovë.

Aty, gjithashtu, mund të kuptoni se çfarë njohurish kanë qytetarët për biodiversitetin dhe rëndësinë e tij.

Mënyrat për mbrojtjen e kafshëve i tregon në intervistë Driton Lajçi, nga organizata “Era”.

Për llojet e drerëve të zbutur të Dumnicës mund të lexoni në reportazh.

Se cili është seriali ukrainas që parashikoi të ardhmen, e kuptoni në faqet e botës.

Ndërsa, fejtoni, këtë javë, sjell informacione për ngecjen prapa të Kosovës në investime gjatë viteve ‘70.

Se si gjuetarët e Prizrenit po mundohen ta mbrojnë faunën e egër, mësoni në kosovarçe.

Në dy nga faqet kulturës mund të lexoni për lidhjen që një regjisore turke ka me qytetin e përmbytur 12 mijë vjet më parë.

Në monument vijnë teneqepunuesit llapjanë, që tre brezave ua kanë trashëguar këtë zanat.

Profilin e Drin Kokajt që la futbollin për skijimin e gjeni në rubrikën e sportit.

Dhe, si zakonisht, as këtë të diele nuk mungojnë artikuj të tjerë të veçantë nga vendi e bota.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme