Arbëri

Rama thotë se Shqipëria i qëndron pranë Turqisë, pas tërmetit vdekjeprurës

 

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se i qëndron pranë shtetit turk i cili u godit nga një tërmet i fuqishëm mbrëmjen e sotme.

“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit Erdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”, shkruan Rama në Twitter, transmeton Koha.net.